Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur me emra duke akuzuar kryeministrin Rama se po përdor emra të botës së krimit për të mbajtur pushtetin. Sipas Bashës, ngjarja e Lushnjës ka lënë në hije arrestimin e një personi të kërkuar nga Italia për trafik droge. Sipas Bashës ai është Durim Keçi i cili u arrestua pak ditë më parë ka pasur mbrojtje të fortë politike. ai ka treguar edhe disa foto të tij në krah të ministrit Blendi Klosi.
“Edi Rama personalisht ka hequr këtë emër nga lista e të kërkuarve. Vetëm një javë më parë ai u arrestua. Dhe e dini pse? Në Shijak ka dalë një familje më e fortë se Durim Keçi që është familja Avdyli” – tha Basha.
Basha tha në një intervistë për emisionin “Opinion” se Durim Keçi ka ndihmuar Ramën për të fituar zgjedhjet në Durrës.
“Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani? Ai i tha se “nuk ka bir nënë që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako” – tha Basha i cili ka treguar edhe disa foto.
“Bosët” e Shijakut që përdor Edi Rama
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
ÇFARE NENKUPTON TERMI “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA”..
April 24, 2024
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024