Pas incidentit me perfaqesuesin e Serbise ne Mitrovice, boshnjaket jane ndjere te kercenuar nga ekstremistet serbe. Per kete arsye ata kerkojne mbrojtjen e qeverise se Prishtines per jeten dhe pasurine e tyre. Ata kane bere nje deklarate e cila kerkon kete mbrojtje. Deklarata eshte si vijon:
T’iu sigurohet siguria boshnjakëve në veri të Kosovës
Këshilli Kombëtar i Boshnjak shpreh keqardhje për situatën e pafavorshme politike në veri të Kosovës.
Të mësuar nga përvoja e së kaluarës se, në këtilla situatat politike të tensionuara, u kryen një numër i madh i krimeve kundër boshnjakëve në mëhallën boshnjake në Mitrovicën e Veriut, mandej edhe në fshatrat boshnjake Vuço Llokva dhe Hrvaskë, Këshilli Kombëtar Boshnjak shprehë shqetësimi për jetën, lirinë dhe sigurinë e boshnjakëve dhe pronën e tyre në veri të Kosovës.
I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese dhe të i siguroj popullit boshnjak në veri të Kosovës siguri juridike dhe ekonomike.
Gjithashtu ftojmë qytetarë të nacionalitetit serb dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës për mirëkuptim dhe solidaritet me boshnjakët të cilët këtu jetojnë me shekuj.
Novi Pazar, më 28 03 2018, Këshilli kombëtar boshnjak
numer : 259-10/2018 Nusreta Brunçeviq, bashkëpunëtor
profesional për informim