Ministrja e Jashtme e Austrisë tregon presionet qe ka mar nga ambasadori i Britanisë së Madhe

Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl deklaroi se ambasadori i Britanisë së Madhe në Vjenë ka protestuar në mënyrë të përsëritur tek Vjena zyrtare lidhur me refuzimin e saj për të dëbuar diplomatët rusë, njofton krone.at.

Sipas znj. Kneissl, ambasadori britanik është përpjekur për t’i detyrurar autoritetet e Austrisë të marrin masa konkrete. Por, sipas ministres, vendimi i Kancelarit Federal Sebastian Kurz është që Vjena nuk do të dëbojë diplomatët rusë.

“Pikërisht në momente të tilla kritike është e domosdoshme t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit”, shtoi kryediplomatja austriake.

Meqë ra fjala, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov u shpreh pak ditë më parë se dëbimi masiv i diplomatëve rusë është rezultat i një presioni dhe shantazhi të jashtëzakonshëm, i cili tregoi që në Evropë kanë ngelur shumë pak vende të pavarura.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne