Shqiperia

“Bosi i ri” në FSHF, Duka për Finon: Kemi bërë shkollën bashkë, por nëse ai vjen si i PS-së…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë intervistës për “Supersport” me gazetaren Vilma Masha, foli edhe për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos, i përfolur tashmë prej një kohë të gjatë dhe të përsëritur nga ana e medias.

Vilma Masha: Opinioni thotë se një ka kundërshtarët që do të keni përballë është Bashkim Fino, edhe pse ende ai nuk e ka bërë publike. Në emisionin e Sokol Ballës ju keni deklaruar se nëse ai e bën këtë gjë, le ta bëjë nga zyra e PS-së? Pse kjo deklaratë? Vazhdoni të mendoni ende kështu?

Armand Duka: Federata është institucioni më i mirë në Shqipëri. Jemi në sport dhe nuk kemi kundërshtarë dhe armiq. Jemi në garë sportive alternativash. Për kandidatin aktual, unë kam njohje personale dhe e vlerësoj si njeri. Kemi bërë shkollën bashkë dhe e kam respektuar periudhën e tij si kryeministër në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj.

Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika.

OPINIONE