‘Bosi’ shqiptar kërcënon me vdekje sipërmarrësin italian; largohet në Argjentinë

Mediat italiane kanë bërë publike detaje sa i përket akuzave ndaj Dhori Bibo, 35 vjeçari i arrestuar në janar të këtij viti gjatë një operacioni antidrogë mes Italisë e Spanjës.

Për Prokurorinë e Firences, Dhori Bibo konsiderohet shef i një grupi kriminal që importonte sasi të mëdha droge në Itali e që trafikohej kryesisht në  territorin e  provincave të Bolonjës e Firenzes.

Mediat e huaja shkruajnë se një sipërmarrës nga Bolonja, i frikësuar nga kërcënimet për jetën që i bënte një bos droge nga Shqipëria, është larguar për tu strehuar në Argjentinë.

Problemet për të, filluan kur u përpoq të hapte një qendër për terapi ndaj qenve në fshatrat e San Pietro in Casale. Disa të njohur e ndihmuan të kontaktonte me Dhori Bibon, 34 vjeç, të cilit i kërkoi borxh për të nisur iniciativën e biznesit.

Huaja kishte norma të larta interesi prej 20% dhe problemet vetëm sa u shtuan. Sipërmarrësi italian nuk arriti të shlyente borxhin dhe shuma “fluturoi” në 150 mijë euro. Shqiptari përdori kërcënimet dhe rrahjet për ta detyruar italianin të paguante.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne