Bosnja dhe Hercegovina feston Ditën e pavarësisë

Para 27 viteve shumica e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në referendum u deklaruan për shtet të pavarur të qytetarëve të barabartë, për popujt e BeH – myslimanë, serbë dhe kroatë dhe pjesëtarët e popujve të tjerë të cilët jetojnë në vend.

Në referendumin e vitit 1992 votuan 2.073.568 qytetarë, që paraqiste dalje prej 63,5 për qind. Nga gjithsej qytetarët e dalë, 99,7 për qind votuan për pavarësi, ndërsa 0,3 për qind u deklaruan kundër. Rezultatet e referendumit janë pranuar më 6 mars të vitit të njëjtë në Parlamentin e BeH.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian e pranuan Bosnje e Hercegovinën më 6 prill të vitit 1992, ndërsa SHBA-ja një ditë më vonë. BeH nga 22 maji i vitit të njëjtë është pranuar në Kombet e Bashkuara.

Parlamenti më 28 shkurt të vitit 1995 solli vendim që 1 marsi të festohet si Dita e pavarësisë së BeH, ndërsa ligji është nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i Presidencës së Republikës së BeH, Alija Izetbegoviq më 6 mars të vitit 1995.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne