Bota

Kryebashkiaku i Londrës kërkon shtyrjen e Brexit

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May shtyrjen e datës së Brexit, planifikuar për më 29 mars, me arsyetimin se shefes së qeverisë nuk i mbetet më kohë për të ripunuar marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian.

‘’Është e qartë se ne nuk mund të arrijmë një marrëveshje të pakundërshtueshme të miratuar nga Parlamenti përpara 29 marsit’’, deklaroi për median, Sadiq Khan, një personalitet me peshë i laburistëve, partisë kryesore të opozitës britanike.

‘’Shpresoj që kryeministrja të dëgjojë zërin e arsyes’’, shtoi ai, me shpresën që ajo të shtyjë datën e daljes apo të tërhiqet nga procesi i largimit.

Një muaj nga Brexit, Britania e Madhe rrezikon një dalje nga BE-ja pa marrëveshje, pasi deputetët kundërshtuan masivisht në janar tekstin e negociuar me vështirësi mes Mayt dhe Bashkimit Europian.

OPINIONE