Botërori 2018 – Rusia pret Spanjën për herë të parë në Moskë

Në Kampionatin Botëror 2018, që po organizohet në Rusi, sot do të zhvillohen 2 ndeshje.

Ndeshja e parë do zhvillohet mes Rusisë nikoqire dhe Spanjës në stadiumin, ku u bë edhe hapja e kampionatit, Luzhniki, në ora 16.00.

Për Rusinë kjo është ndeshja e dytë që do të luajë në këtë stadium në kuadër të kampionatit. Në ndeshjen e parë Rusia kishte marrë rezultatin prej 5-0 përballë Arabisë Saudite.

Ndërsa Spanja do të luajë ndeshjen e parë të saj në Moskë. Spanjollët tre ndeshjet e para në kampionat i luajtën në Soçi, Kazan dhe Kaliningrad.

Ndeshja e dytë e ditës së dytë në kampionat do të zhvillohet mes Kroacisë dhe Danimarkës në ora 20.00.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Nizhny Novogorod.

Kroatët, të cilët në grup arritën t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, e kishin mundur Argjentinën në të njëjtin stadium 3-0./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne