Gjermania planifikon të dërgojë forcat kufitare gjermane në Bullgari

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, planifikon të dërgojë policinë gjermane në Bullgari për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Merkel kërkon gjithashtu masa të forta ndaj njerëzve që abuzojnë nga lëvizja e lirë në hapësirën Schengen. Në vitin 2017, dhjetëra azilkërkues rezultonin se kishin lëvizur drejt vendeve të tjera të BE-së.

“Me procedura strikte, ne mund të reduktojmë ndjeshëm abuzimet me vizat dhe me këtë edhe numrin e azilkërkuesve në Gjermani”, deklaroi Merkel, e cila planifikon të implementojë këto masa në fund të gushtit.

“Ne duhet të jemi gjithashtu të përgatitur që të ndihmojmë me mbështetje Slloveninë dhe Kroacinë për kontrollimin e kufijëve nëse do të jetë e nevojshme”, shtoi kancelarja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne