Bozdag: ShBA të heq dorë nga zvarritja e Turqisë për çështjen e PKK/KCK/PYD-YPG

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë nga zvarritja e Turqisë në lidhje me çështjen e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG.

Në postimin e bërë në rrjetin social Twitter, Bekir Bozdag shkruan se si rezultat i operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH në zonën Afrin të Sirisë, kjo zonë do të spastrohet nga elementët terroristë.

“Ne do të vendosim sigurinë e vendit, kufirit dhe rajonit. Ne do të prishim projektet e formimit të korridorit terroristë, i cili planifikohet të formohet përgjatë kufirit tonë dhe të shtetëzimit të terrorit”, shkruan Bozdag në mesazhin e tij.

Duke vënë në dukje se “Do të parandalohet spastrimi etnik dhe ideologjik në veri të Sirisë nga ana e PKK/KCK/PYD-YPG si dhe ndryshimi i strukturës demografike dhe migrimet e reja”, Zëvendëskryeministri Bozdag tha se “Nuk do të lejojmë formimin e ushtrisë terroriste nën petkun e Forcave të Sigurisë Kufitare dhe formimin e një shteti terrorist”.

Bozdag gjithashtu bëri të ditur se kurdët, turkmenët dhe arabët do të shpëtojnë nga dhuna dhe shtypja e organizatave terroriste, ndërsa vijoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund ti fshehin terroristët me ndryshimin e emrit të tyre. Në këtë mënyrë nuk do të mund të ndryshojnë të vërtetën dhe duhet ta dinë se nuk mund ta mashtrojnë askënd./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne