Bregu Perëndimor, numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në kampin e refugjatëve rritet në 13

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur në 13 dhe forcat e ushtrisë janë tërhequr nga kampi afërsisht 30 orë më vonë.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se ushtria izraelite ka kryer një masakër në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Në deklaratë thuhet se 13 palestinezë, mes tyre 5 fëmijë, janë vrarë në sulmin e Izraelit në kamp.

Dëshmitarët okularë raportuan se forcat izraelite u tërhoqën plotësisht nga kampi i refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarem, pasi ata kishin filluar një bastisje dhe sulm dje në mëngjes.

Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Nur Shams në orën 03:00 të ditës së djeshme, të shoqëruar nga automjete ushtarake dhe buldozerë.

Në deklaratën e bërë dje nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, raportohej se 9 palestinezë kishin vdekur në sulmet e kryera nga ushtria izraelite me një mjet ajror pa pilot kamikazë (UAV) në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Në deklaratën e policisë izraelite bëhet e ditur se një polic ka vdekur dhe 9 tjerë janë plagosur në konfliktin me palestinezët në kampin e refugjatëve Nur Shams. Në deklaratë thuhet se janë ndaluar 10 të dyshuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne