Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit arrestuan 12 palestinezë

Ushtarët izraelit arrestuan 12 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite pretendohet se 12 palestinezët e arrestuar në Bregun Perëndimor janë përfshirë në “aktet terroriste”, ndërsa në deklaratë nuk u dha ndonjë informacion tjetër.

Forcat izraelite, të cilat shpesh organizojnë bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, me pretekste të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve palestineze nëpër burgjet e Izraelit ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë në mesin e të cilëve 300 janë fëmijë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne