Mijëra ukrainas përkujtojnë nazistin Bandera

Mijëra ukrainas nga i gjithë vendi morën pjesë në parakalime në ditën e parë të vitit për të kujtuar ditëlindjen e Stepan Banderas, udhëheqësit nacionalist ukrainas i konsideruar hero pavarësisht rolit të tij të dyshimtë dhe të dhunshëm.

Në të gjithë vendin u mbajtën 57 ngjarje përkujtimore për Banderan, sipas raportimeve të policisë. Më i madhi ndodhi në Kiev i cili tërhoqi shumë aktivistë, të cilët marshuan në qendrën e qytetit duke mbajtur pishtarë dhe duke thirrur slogane tradicionale si “Bandera do të vijë dhe do sjell rend”, “Ukraina para çdo gjëje” dhe “Lavdi Ukrainës, vdekje armiqve”. Marshimi u mbajt nën kontroll nga 1,200 oficerë policie dhe 730 anëtarë të shërbimit ushtarak.

Aktivitete të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Ukrainës, nga Lvovi dhe Odesa deri në qytetin e vogël lindor Makeevka, i cili gjendet vetëm pak kilometra nga kufiri i diskutuar mes trupave të Ukrainës dhe forcave rebele të republikave të vetëdeklaruara të Donetskut dhe Luganskut. Këto republika nuk e pranuan grushtin e shtetit të vitit 2014 në Kiev dhe pjesërisht morën armët, pasi nacionalistët ukrainas, të cilët ishin një nxitës i madh i dhunës, u perceptuan si një kërcënim për popullsinë kryesisht etnike ruse në lindje te vendit. Pavarësisht afërsisë me rebelët, marshimi i Banderas në Makeevka, i pari i këtij lloji kaloi pa incidente.

Megjithatë aktivitetet ishin shumë larg nga ato të mbajtura vitin e kaluar në tetor, kur nacionalistët ukrainas kujtuan ditën e Ushtrisë Kryengritëse të Ukrainës, krahut paraushtarak të forcës politike të Banderas. Tubimi në Kiev ishte dhjetë herë më i madh si ai i mbajtur të hënën dhe gjithashtu përmbante shumë slogane anti-qeveritare.

Bandera, i lindur më 1 janar 1909, ishte një udhëheqës i shquar i organizatës nacionaliste ukrainase (UPA), që luftoi kundër Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik për një shtet të pavarur kombëtar për ukrainasit, fillimisht përmes propagandës dhe sabotazhit anti-polak, dhe më vonë duke u bërë gjithnjë e më e dhunshme.

Përpara pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik organizata u rreshtua me nazistët, duke shpresuar se do të ndihmoeshin në kauzën e tyre, por më vonë e kuptuan se Berlini kishte plane të tjera si për territorin ashtu edhe për njerëzit. Bandera veproi si agjent gjerman i inteligjencës dhe ndihmoi në rekrutimin e nacionalistëve ukrainas për njësitë ndihmuese naziste.

Pasi organizata nuk ishte më e dobishme për regjimin gjerman, udhëheqësit e UPA u përballën me goditje. Bandera u arrestua në vitin 1941 dhe kreu tre vjet burg para se të lirohej si një organizator i mundshëm i rezistencës ndaj trupave sovjetike. Organizata nacionaliste u mbështet më vonë nga shërbimet sekrete perëndimore, të cilat e përdorën atë në mënyrë të njëjtë me nazistët, për të dëmtuar kontrollin sovjetik në Ukrainë.

Megjithatë, forca e Banderas u zvogëlua ndërsa nacionalistët ukrainas iu nënshtruan betejave të brendshme dhe mungesës së burimeve, dhe nga viti 1950 ai dhe familja e tij shkuan në Mynih. Por e kaluara e tij e bëri atë objekt të disa tentativave për vrasje, duke përfshirë një të suksesshëm në vitin 1959, kur një agjent i KGB-së e vrau me një armë me cianid.

Në Ukrainën e sotme Stepan Bandera nderohet si hero, status i cili u bë zyrtar në vitin 2010 kur merita më e lartë e shtetit të Ukrainës iu dha nipit të tij në emër të liderit të UPA-s. Mbështetësit e tij nuk i pranojnë pjesët më të mundimshme të biografisë së tij dhe pohojnë se ai nuk kishte kontroll mbi dhunën e kryer nga degët militantë të UPA-s, ku përfshiheshin vrasjet masive të polakëve dhe hebrenjve gjatë luftës dhe fushatave terroriste kundër rusëve ukrainas besnikë ndaj Moskës pas luftës.

Marshimet me pishtarë për nder të ditëlindjes së Banderas janë organizuar nga partia e krahut të djathtë Svoboda që nga viti 2006./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne