Bregu Perëndimor, vritet 16-vjeçari palestinez nga ushtarët izraelitë

Një i mitur palestinez është vrarë nga ushtria izraelite në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite bastisi shtëpitë e palestinezëve në qytetet Ramallah dhe Al-Bire në Bregun Perëndimor. Kur qytetarët palestinezë reaguan ndaj bastisjeve, ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur plumba të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje palestinezin 16-vjeç të quajtur Khalid Raid Suleiman në Ramallah. Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një vajze të re palestineze në qytetin Khalil të Bregut Perëndimor.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor. Që nga 7 tetori 2023, të paktën 489 palestinezë janë vrarë në sulmet e Izraelit dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne