Bota

BREXIT mund të çojë në shpërbërjen e Britanisë

Propozimi i kryeministres britanike Tereza Mei  për marrëveshjen e Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Irlanda e Veriut do të gëzojë trajtim të diferencuar. Këtë deklaroi për rrjetin e radio BBC deputet i Partisë Demokratike Sindikaliste (PDU) të Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson.

“Nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar, ne nuk besojmë se kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë” -theksoi Donaldson duke shtuar se nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja kombëtare në qoftë se një votë kundër projekt-marrëveshjes në parlament  do të detyrojë Tereza Mein të çojë vendin në zgjedhje të reja të përgjithshme.

“Kjo marrëveshje mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo është diçka që nuk mund ta mbështesim”– përfundoi ai.

Kryeministrja Theresa May pritet të mbledhë këtë të mërkurë kabinetin, pasi dështoi gjatë javës të kalonte marrëveshjen në qeveri. Londra dhe Brukseli ndaheshin te çështja e kufirit me Irlandën dhe marrëdhëniet e ardhshme me të vetmen lidhje tokësore mes tyre. Plani i May-t për Brexit ka hasur kundërshti të forta në Britani. I fundit ishte ministri i transportit, Jo Johnson, i cili u dorëhoq javën e kaluar duke bërë thirrje për një tjetër referendum për Brexit.

OPINIONE

INTERVISTA