Pas urdhërarrestit ndaj Gruevskit, arrestohen në Maqedoni ish-ministri i Transporteve dhe ish-zyrtari i qeverisë

Pas urdhërarrestit ndaj ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski, janë vënë në pranga dy ish-vartësit e tij, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Sipas mediave vendase, ata janë dërguar në burgun e Shuto Orizares, pas kërkesës nga Prokuroria Speciale.

Janakieski dhe Bozhinovski janë nën hetime në rastin “Talir”, ndërsa janë të akuzuar në disa çështje të tjera mes të cilave edhe në rastin “Titanik”, për të cilën sot është caktuar seancë në orën 09:30.
Kjo pasi Gruevski u arratis në Hungari, duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne