Brigadat Al-Kasam shënjestrojnë Tel Avivin dhe rrethinën e tij me raketa

Brigadat Al-Kasam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas, lëshuan një numër të konsiderueshëm raketash nga Rripi i Gazës drejt qytetit izraelit të Tel Avivit dhe zonave përreth tij sot herët, duke aktivizuar sirenat.

Radioja e ushtrisë izraelite tha se krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas shënjestroi gjithashtu qytetet Rishon Lezion, Lod, Ramla, Bnei Brak dhe Sderot, si dhe lagjen hebreje Modi’in Illit në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Brigadat Al-Kasam konfirmuan në llogarinë e tyre në Telegram se bombarduan Tel Avivin dhe periferitë e tij. “Brigadat Al-Kasam po bombardojnë qytetin e Tel Avivit dhe periferitë e tij me raketa M90 në përgjigje të masakrave sioniste ndaj civilëve”, tha grupi në një deklaratë.

Deklarata përfshinte gjithashtu pamjet video të gjuajtjes me raketa. Deri më tani nuk ka asnjë informatë për viktima, të lënduar apo dëme të shkaktuara nga raketat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne