Brigadat Kassam njoftojnë se 4 ushtarë izraelitë u vranë në veri të Gazës

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, njoftuan se katër ushtarë izraelitë u vranë në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës. Përmes llogarisë në Telegram, Brigadat Kassam ndanë informacionet e fundit lidhur me konfliktin në Gaza.

Theksohet se anëtarët e rezistencës të lidhur me Kassamin i zunë pritën ushtarëve izraelitë në Beit Lahia në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe vranë katër ushtarë nga “pika zero”.

Në një postim tjetër përfshihen pamje ku Brigadat Kassam vendosin në objektiv me katër raketa tankun izraelit. Në të njëjtën mënyrë shihet se tri automjete të blinduara vendosen në objektiv me raketa në veri të qyteti të Gazës.

Në një deklaratë të bërë këtë mëngjes nga ushtria izraelite, u deklarua se në Rripin e Gazës u vranë edhe katër ushtarë izraelitë dhe se është rritur në 23 numri i ushtarëve që kanë humbur jetën që nga 31 tetori në përleshjet në operacionin tokësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne