Bota

Britani e Madhe – Arrestohet personi që përkrahu sulmin në Christchurch

Në Britaninë e Madhe është arrestuar një person për shkak të mbështetjes së sulmit terrorist mbi dy xhamitë në qytetin Christchurch, në Zelandë të Re, ku humbën jetën 50 besimtarë myslimanë.
Në njoftimin e policisë britanike thuhet se është arrestuar një burrë 24-vjeçar, i cili përmes rrjeteve sociale ka mbështetur sulmin islamofobik terrorist në Zelandën e Re.
Policia britanike filloi të ndërmarrë masa më të rrepta në këtë drejtim pasi një militant i ekstremit të djathtë më 16 qershor të vitit 2016 vrau deputetën e Partisë Laburiste, Jo Cox, në prag të referendumit për Brexit-in.

Ndërkaq në vitin 2017 një ekstremist i djathtë i quajtur Darren Osborne, shtypi me makinë xhematin që ndodhej përpara xhamisë në Finsbury Park të Londrës, në këtë rast humbi jetën Makram Ali.

Emri i agresorit që ndërmori sulmin në Finsbury Park, tregohet si “burim frymëzimi” gjatë hartimit të manifestit të Brenton Tarrant, i cili kreu sulmin islamofobik në Zelandën e Re.

Ndërkohë që Anglia organizatën e quajtur “Veprimi Kombëtar” e përfshiu në listën e organizatave terroriste, gjatë operacioneve të ndërmarra ndaj kësaj organizate kanë qenë arrestuar edhe disa oficerë në detyrë të ushtrisë angleze./ trt

OPINIONE