Islamofobi Opinion

Masakra në xhamitë e Zelandës së Re dhe mohimi i përvojës myslimane

nga Asim Qureshi.

Arrij ti shoh ata tek hyjnë brenda të shumtë në numër, një pamje që na tregon për vrasjen masive në një xhami të mbushur plot me besimtare myslimanë.

Të premten, ditën kur njerëzit e dinë se muslimanët mblidhen në numër të madh për t’i nënshtruar veten Zotit, zhvillohet një ceremoni e mirë organizuar, që përpiqet të ndajë dhe të përkufizojë dhunën nga realiteti.

Ekziston akti nr një që kërkon të heqë fjalën “musliman” nga qarkullimi. Kjo është diçka që duket se ka dëmtuar të gjithë Zelandën e Re, sigurisht, pa përjashtuar edhe muslimanët pasi ishin ata që u gjendën nën shenjstër. Vini re se mesazhet e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe kryeministres britanike Theresa Maj në Twittër që lidheshin me sulmin, nuk e përfshinin fjalën “mysliman”.

Ska dyshim se shumica dërrmuese e shoqërisë së Zelandës së Re është tmerruar dhe lënduar nga ky moment, megjithatë le të mos lejojmë që për herë të dytë të zhvillohet një fshehje e dytë e qellimshme në mbulimin mediatik, diçka që tashmë ka filluar të ndodhë.

Fokusimi tek viktimat, fokusimi tek ngjarja e tyre dhe më pas të shprehurit e simpatisë dhe ndjeshmërisë. Kjo performancë, ndaj të cilës ne të gjithë pothuajse kemi rënë nën ndikim, nuk është e nevojshme.

Ne jemi të detyruar të mendojmë për këtë vrasje masive si një përjashtim në të përditshmen. Ajo është e ndarë nga gjithçka tjetër.

Akti nr dy është që ta përkufizojme dhunën si diçka të jashtëzakonshme, pasi kjo është disi një shmangie nga norma e dhunës në shoqëri, nga ndjesia që ekziston prej së të djathtës ekstreme.

Dhuna epistemike

Ngjarje të tilla janë në vetvete të dhunshme, për të cilat mendimtari Gayatri Spivak ka mundur ti etiketojë si “dhunë epistemike”. Ne jemi të detyruar të mendojmë për këtë vrasje në masë si një përjashtim nga e përditshmja. Ajo është e ndarë nga gjithçka tjetër.

Ky akt i dytë synon që ne të na mohojë të kuptuarit se këto veprime janë të lidhura me klasën politike, politikat e së cilës godasin muslimanët, imigrantët dhe njerëzit me ngjyrë, sidomos zezakët, në çdo ditë të javës.

Ai injoron rolin e luajtur nga media, e cila përgjithmonë u tregon njerëzve të bardhë se kultura dhe mënyra e tyre e jetës është nën sulm. Ai mohon rolin e ushtrisë, policisë dhe sistemit të drejtësisë në shtimin e vazhdueshëm të ngjarjeve të tjera me rrezikshmëri.

Ngjarje të lidhura me dhunën

Ne pastaj hidhemi tek akti nr tre, tek i cili kjo dhunë konsiderohet njësoj me dhunën që kryhet nga grupe myslimane të përfshira në veprime militantizmi anembanë botës, apo nga individë muslimanë të përfshirë në dhunën e motivuar politikisht.

A view of the Al Noor Mosque on Deans Avenue in Christchurch, New Zealand. REUTERS/SNPA/Martin Hunter ATTENTION EDITORS – NO RESALES. NO ARCHIVES

Xhamia Al-Noor në Christchurch, Zelanda e Re

Na është thënë se disi, këto veprime janë imazhe pasqyrimi të njëri-tjetrit. Me përjashtim të shembujve të myslimanëve që jetojnë në vendet perëndimore për të cilët kam dijeni, nuk ka ndonje hegjemoni në strukturat që myslimanët kanë në kontroll ku të përjetojnë skena të dhunës. Përkundrazi: xhamitë dhe udhëheqësit tanë e dënojnë rregullisht terrorizmin dhe çdo akt dhune dhe përpiqen të ofrojnë udhëzimin dhe drejtimin e duhur.

Dhuna e ekstremit të djathtë gjendet kryesisht e vendosur në mënyrë rutinore brenda politikave të tyre të brendshme. Akti përmbyllës i kësaj veprimtarie tërheq ekspertët, të cilët i tregojnë publikut dhe në veçanti muslimanëve se si të mendojnë për dëmin që është shkaktuar kundër tyre.

Tu tregosh myslimanëve se si duhet që të ndihen

Në Britaninë e Madhe, Mark Rowley, ish-kreu i anti-terrorizmit dhe tani drejtues në institutin e studimeve strategjike për sigurinë RUSI, është pyetur nëse ekziston vërtet islamofobia. Duke lënë mënjanë vlerësimin se një pyetje e tillë ishte e mirë apo e keqe, përgjigja e tij ja vlen të mbahet mend: “Unë mendoj se Islami nuk është një racë, ai është një besim. Mendoj se kjo është deri diku një mendim pa takt”.

Ajo që bën në këtë rast është se ai po merret me një strukturë dhune të vërtetë që zhvillohet kundër muslimanëve çdo ditë dhe mundohet të zvogëlojë rëndësinë e saj, megjithëse si një jomusliman i bardhë, ai kurrë nuk do ti ndiejë efektet e dhunshme të islamofobisë.

I shoqëruar me idenë sesi duhet tu “tregosh myslimanëve se si duhet që ata të ndihen”, është thirrje për më shumë sekuritizim. Nevoja për më shumë programe para-penale. Përveç atyre që zyrtarët nuk i kanë dëgjuar fare.

Njerëzit me ngjyre dhe muslimanët i kanë bashkuar duart për dekada të tëra për të folur mbi racizmin e përditshëm, racizmin dhe islamofobinë që hasin në vendin e punës, në stacionin e policisë, në rrugë, para gjyqtarit, brenda mediave, por ajo u është injoruar.

Përkundrazi, ata duan të japin përshtypjen se këto gjëra nuk ekzistojnë dhe se në të vërtetë është vetëm një pakicë e vogël që ka faj.

Çështja është që pakica e vogël po ushqehet me një racizëm të përditshëm që nuk është trajtuar në mënyrë adekuate në botën perëndimore, pasi Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Austral-asia refuzojnë të pranojnë historitë e tyre të gjata të dhunës dhe racizmit.

Pa pranuar këto histori dhe trajektore, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të zgjidhim problemin e dhunës në këto shoqëri; dhe përkundrazi do të jetë vetëm një performacë prekshmërie.

Dr Asim Qureshi është drejtues në CAGE, një organizatë mbrojtëse në Mbretërinë e Bashkuar që punon për të fuqizuar komunitetet e ndikuara nga Lufta kundër Terrorit. Eshtë autor i librit “Rregullat e lojës” dhe “Një virtyt i mosbindjes”.

burimi: middleeasteye/Gazeta Impakt

OPINIONE