Britania do të krijojë bazë ushtarake në Kuvajt

Britania ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë kuvajtiane për të krijuar një bazë ushtarake në Kuvajt.

Sipas një marrëveshjeje midis Britanisë dhe Kuvajtit, Britania do të ngrejë një bazë ushtarake detare në vend për të trajnuar ushtrinë e Kuvajtit.

Gazeta El Rai, transmetuar nga Kuvajti, tha se Këshilli i Përbashkët Ekzekutiv, i përbërë nga zyrtarë të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kuvajti, do të takohen për të diskutuar bashkëpunimin në fushat ushtarake, të sigurisë, ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Khalid al Jarallah bëri një deklaratë në lidhje me bazën ushtarake detare e cila do të krijohet në Kuvajt.

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Khalid al Jarallah tha se baza ushtarake e Britanisë në Kuvajt nuk ka të bëjë aspak me mosmarrëveshjen kufitare me Arabinë Saudite.

Një burim anonim i cili foli për gazetën El Kebs, u shpreh se baza e Britanisë nuk do të jetë një bazë gjithëpërfshirëse dhe se së shpejti do t’i filloj aktivitetet e saj.

Ambasadori britanik në Kuvajt, Michael Davenport tha në një deklaratë se në takimin i cili do të zhvillohet në muajin dhjetorë, do të diskutohen aspektet operacionale dhe logjistike të forcave britanike në Kuvajt.

BIN SELMAN KISHTE KËRCËNUAR SE DO TË PUSHTOJ KUVAJTIN

Ka një mosmarrëveshje kufitare në mes të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit që gati një shekull. Në anën tjetër, në mes të dy vendeve ka marrëveshje edhe në lidhje me përdorimin e fushave të naftës Hafçi dhe Vafra.

Pas debatit të ashpër në mes të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit në vitin 2014, ishte ndalur prodhimi në fushat e naftës Hafçi dhe Vafra.

Për të zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me naftën Hafçi dhe Vafra, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Selman, shkoi në Kuvajt më 30 shtator dhe u kthye në Riad pa zgjidhur problemin.

Pas krizës në mes të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit në vitin 2014, në lidhje me përdorimin e fushave të naftës Hafçi dhe Vafra, qeveria e Kuvaitit ngriti një padi për dëmet në Arabinë Saudite me arsyetimin se ishte privuar nga naftat Hafçi dhe Vafra.

Muhamed bin Selman i cili në atë kohë kishte qenë ministër i mbrojtjes, e kishte kërcënuar Kuvajtin duke thënë se: “Ne kemi shpëtuar Kuvajtin nga dora e Sadamit, tani kush mund ta shpëtojë atë nga duart tona?”

Në vitin 2015, Mohammed bin Selman dha këto deklarata:

“Ky shtet nuk ka një pikë të epërsisë ndaj nesh, të gjitha toka mund të arrijë vetëm në një të katërten e Riadit. Jo vetëm puset e naftës Al-Hafci, por e gjithë historia e Kuvajtit, i përket Arabisë.”

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne