Dështimi i BE-së, Kosova kërkon SHBA-në, Serbia kërkon Rusinë për drejtimin e dialogut

Bashkimi Europian ka dështuar në mënyrë spektakolare në udhëheqjen dhe adminstrimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Zyrtarja e lartë e tij, Federcica Mogherini dhe të tjera pas saj kanë dështuar në bindjen e Prishtinës për të hequr tarifimin për mallrat serbe, ndërkohë që kundërshtimi i NATO-s për krijimin e ushtrisë së Kosovës është më tepër politikë europiane.

Më tej akoma, refuzimi nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkesës për heqjen e tarifave është shoqëruar me kërkesën e këtij të fundit për një rol të SHBA në dialogun mes të dyja vendeve, ndërkohë që nga ana e vet, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar një rol të OKB-së. Pra që edhe Rusia tëketë rolin e vet në këtë proces.

Nga çdo pikëpamje ta shohësh kërkesat e palëve në dialog provojnë dobësitë themelore të BE-së si strukturë autoriteti, përderisa ndonëse mban në dorë një kartë të fuqishme, siç është anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në të, sërish nuk arrin të imponojnë ndonjë gjënë tryezë.

Sa për Kosovën duhet thënë se roli dhe autoriteti i Hashim Thaçit, si propozues i ndryshimit të kufijve në emër të politikave europiane, është rivalizuar së fundmi nga kryeministri Haradinaj që i bën përherë e më shumë apel ndihmës amerikane dhe refuzon çdo diskutim për kufijtë. Kjo është një shuplakë edhe për Tiranën zyrtare që ndoqi një politikë me dy fytyra në kuadër të kësaj çështjeje e që sado që u përpoq ta ruante imazhin, u ekspozua si mbështetëse e ndarjes së Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne