Hamasi: Zjarri i rezistencës në Bregun Perëndimor nuk do të shuhet

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas, tha se Eshref Nealive dhe Salih al Bergusi janë dëshmorë, duke shtuar se zjarri i rezistencës në Bregun Perëndimor nuk do të shuhet dhe se vrasjet nuk do të kthejnë lëvizjen nga rruga e vet.

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas, tha se Eshref Nealive dhe Salih al Bergusi janë dëshmorë, duke shtuar se zjarri i rezistencës në Bregun Perëndimor nuk do të shuhet dhe se vrasjet nuk do të kthejnë lëvizjen nga rruga e vet.

Në një raport të publikuar në lidhje me këtë çështje, lëvizja Hamas njoftoi se dy prej muxhahidëve më të vlefshëm ishin dëshmorë.

Në raport u vu në dukje se dëshmori Eshref Nealive ka arritur të shpëtojë nga forcat pushtuese për më shumë se nëntë javë pas veprimit të tij në rajonin Barkan.

Në raport gjithashtu u vu në dukje se dëshmori Salih al Bergusi javën e kaluar ka hedhur zjarrë ndaj ushtarëve sionist në afërsi të Kampit Ofra në veri të Ramallahut.

Hamas u shpreh se zjarri i rezistencës në Bregun Perëndimor nuk do të shuhet deri sa të përfundoj pushtimi dhe deri sa të kthehen të drejtat e mohuara të popullit palestinez.

Hamas njoftoi se forcat pushtuese nuk do ta dorëzojnë lëvizjen dhe shtoi se populli palestinez do të vazhdojë t’i rezistojë me çdo kusht okupimit.

Duke ftuar popullin palestinez që të mblidhet nën flamurin e rezistencës, Hamasi tha se nga pushtuesit do të merret hak për dëshmorët.

Ndërsa në një deklaratë të bërë Lëvizja e Xhihadit Islamik Palestinez, u tha se rezistenca dhe xhihadi i shenjtë do të vazhdojnë kundër sionistëve mizor dhe se heronjtë e Bregut Perëndimor do të arrijnë fitoren pavarësisht nga të gjitha pengesat.

Në deklaratë u tha kështu: “Ne përshëndesim të gjithë popullin tonë i cili qëndron kundër terrorit dhe masakrave të sionistëve dhe i cili luftonë për të mbrojtur tokat e tyre kundër forcave pushtuese. Gjaku i derdhur nuk do të shkoj dëm. Gjaku i derdhur është një amanet për të gjithë ne dhe e të gjithë atyre që refuzojnë të dorëzohen.”

Në deklaratë u vu në dukje se harta e Palestinës është vizatuar me gjakun e dëshmorëve si Bergusi dhe Nealive, si dhe u kritikua ashpër qeveria e Palestinës nën udhëheqjen e Mahmud Abbas.

Në anën tjetër, në një deklaratë të bërë në një program televiziv, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadiste Islame Palestineze, Ziyad Nehale u shpreh se qeveria palestineze, e udhëhequr nga Mahmud Abbas, i ka shërbyer interesave të Izraelit pushtues dhe kolonëve hebrenjë në Bregun Perëndimor.

Xhihadi islamik, i cili vuri në dukje se projekti i normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin u shemb, tha se situata në Bregun Perëndimor ishte shenja më e madhe e kësaj.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne