Shqiperia

Media amerikane: Studentët shqiptarë bojkotojnë shkollën për të protestuar për tarifat e larta

Media amerikane “BuzzFeed News World” ka shkruar për protestën e studentëve në rrjetin social “Instagram”, ku tregon edhe disa nga kërkesat e studentëve adresuar kryeministrit Rama.

“Mijëra studentë në Shqipëri kanë dalë në rrugë për disa ditë me radhë për të protestuar ndaj kostos në rritje të arsimit të lartë.

Kryeministri Edi Rama ka përdorur mediat sociale për të thirrur protestuesit që të “ndërtojnë urën e komunikimit me qeverinë”, por studentët kanë hedhur poshtë ofertat e qeverisë për dialog.

Studentët kanë përpiluar tetë kërkesa, duke përfshirë përgjysmimin e tarifave të shkollimit, vendosjen e një buxheti të lartë për arsimin dhe përfshirjen e studentëve në bordet vendimmarrëse”, shkruan BuzzFeed.

Komentuesit shprehin mbështetje për studentët shqiptare, por edhe shumë studentë shqiptare falenderojnë për mbështetjen median dhe komentuesit.

OPINIONE