“Jetoni në luks”, studentja kryqëzon Ramën: Ta kam zili pasurinë, pse nuk e ndan me të varfërit!?

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Vlorës, kryeministri është kryqëzuar nga pyetjet e studentëve të cilët e kanë pyetur për pasurinë e tij.

Rama është gjendur jo pak në siklet, ndërkohë që për pyetjet e tyre ja ka hedhur fajin medias duke akuzuar studenten se flet sikur ka dalë nga kazani.

“Unë e kam zili pasurinë tuaj. Jetoni luks! pse nuk e ndan pasurinë me të varfrit”- u shpreh studentja.
“Keqardhje, flisni sikur sapo keni dalë nga kazani. Po s’keni faj ju, kështu jeni mësuar. Kazani nëpër shtëpitë tuaja ju kontaminuar mendjet.

Unë nuk jetoj në luks. Kam një shtëpi në një vend ku janë ndërtuar. Unë nuk jetoj për të fituar. Unë fitoj për të jetuar. Nuk jam për të mbrojtur pasurinë.

Ideja që njerëzit nuk kanë bukë të hanë është një ide e shtrembër. Më flet pse ikin njerëzit. Po ju them nuk jeni në kohën e komunizmit që njerëzit mos të lëvizin.”- u shpreh Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne