Monika Kryemadhi: Erion Veliaj mund të jetë kryeministër para zgjedhjeve

Monika Kryemadhi ka folur hapur dhe pa dorashka. Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha në studion e emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 se Erion Veliaj mund të behët edhe kryeministër para zgjedhjeve, ndërsa tregoi se kryebashkiaku ka punuar për kryeqytetin.

Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj ka meritë të veçantë në ndërtimin e korsive të biçikletave dhe kjo shtoi ajo është një mundësi për të gjitha shtresat sociale që jetojnë në Tiranë.

“Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar. Opozita e ka shansin 100 për qind. Jo vetëm në Tiranë, por kudo. A e di ti sa qytetarë kanë makina në Tiranë? Ti që lëviz me makinë je i pasur, ata që lëvizin në këmbë janë të varfër.

Unë që nuk kam makinë, e kam më kollaj të blejë një biçikletë. Kur dalim në studio televizive bërtasim për hallin tonë, jo për njerëzit. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur.

Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me teatrin dhe kjo nuk do ti ndahet gjatë gjithë jetës. Po të shikosh historikun e protestës, pati tentativë për ta marrë. Segmente e caktuara politike kanë patur si synim për ta përdor për qëllimet politike.

Kandidat të përbashkët do ta kemi për Tiranën, por nuk e kemi menduar se nga cila do të jetë. Mund të jetë edhe kandidate, çfarë të keqe ka. Nuk ka asgjë të keqe, po me Bashën nuk e kemi biseduar. Do të jetë një kandidat që nuk përfaqëson grupe mediatike”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Kryemadhit në zyrat e qeverisë pati shpërqëndrim dhe tension se pse e tha Kryemadhi këtë deklaratë. Mësohet se kryeministri ka marrë në telefon kryebashkiakun Veliaj i cili ndodhet në Japoni me ftesë zyrtare nga kryebashkiaku i Tokios. Burimet tregojnë se e ka pyetur se çfarë nënkupton kjo deklaratë e kryetares së LSI, që parashikon se Erion Veliaj mund të zerë karriken time.

Në të vertetë Erion Veliajn e pranojnë partitë e opozitës vetëm që të ikë Rama, sepse nuk e akuzojnë kryebashkiakun për lidhje me krimin e organizuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne