Britania, Gjermania dhe Franca kundërshtojnë përpjekjen e SHBA-së për sanksione ndaj Iranit

Britania, Gjermania dhe Franca njoftuan se nuk mbështesin përpjekjen e SHBA-së për të rikthyer sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.

Britania, Gjermania dhe Franca të cilat njihen si vendet E3 në një deklaratë të përbashkët me shkrim, rikujtuan se SHBA-ja ka njoftuar zyrtarisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që do të përdorë mekanizmin për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Me tërheqjen nga marrëveshja në fjalë më 8 maj 2018, SHBA-ja nuk mund të jetë pjesëmarrëse në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA) lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit theksohet në deklaratën në të cilën thuhet se “Për këtë arsye nuk mund të mbështesim këtë veprim i cili nuk përputhet me përpjekjet tona aktuale për të mbështetur JCPOA”.

Ndërkohë SHBA-ja pretendon se nga pikëpamja teknike ajo është aktualisht pjesë e JCPOA edhe pse është tërhequr zyrtarisht nga marrëveshja.

Ndërsa vendet evropiane që janë pro vazhdimit të marrëveshjes, kundërshtojnë këtë pretendim të SHBA-së dhe theksojnë se Washingtoni nuk mund të vendosë në funksion mekanizmat përkatës në marrëveshje.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se kanë informuar KS-OKB-në që do të përdorin mekanizmin (snapback) për të rivendosur sanksionet kundër Iranit dhe se duke filluar që nga sot sanksionet do të rivendosen në zbatim brenda 30 ditëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne