Mario Nawfal
Britania po shpenzon 250 milionë paund dhe po dislokon 500 oficerë policie shtesë, vetëm që njerëzit e komunitetit hebre të mund të shkojnë të sigurt në sinagogë.
Në prill, dy burra hebrenj u goditën me thikë në Golders Green, në atë që u deklarua si një incident terrorist.
Tetorin e kaluar, një burrë i dha makinës drejt një sinagoge në Mançester dhe nisi një sulm me thikë në ditën më të shenjtë të vitit hebre.
Sulmet me zjarrvënie të qëllimshme dhe me bomba benzine (molotov) ndaj sinagogave janë rritur në nivele rekorde.
Niveli i kërcënimit në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në “i rëndë”, që do të thotë se një sulm terrorist konsiderohet shumë i mundshëm.
300 nga oficerët e rinj do të formojnë një njësi të dedikuar të Policisë Metropolitane në Londër, 80 të tjerë do të shkojnë në Mançesterin e Madh (Greater Manchester), dhe 7 forca të tjera policore që mbulojnë komunitete të mëdha hebrenje do të ndajnë një fond shtesë prej 43 milionë paundësh.
Asnjë komunitet në një demokraci perëndimore nuk duhet të ketë nevojë për një çerek miliardë paund thjesht për të ushtruar besimin e vet./X



















