Bota

“Britania të distancohet nga politika e Trumpit për Lindjen e Mesme”

Mbretëria e Bashkuar do të duhet të riekuilibrojë politikat e saj në Lindjen e Mesme duke u distancuar nga SHBA-të të drejtuara nga “i paparashikueshmi” Donald Trump, thuhet në një raport të Dhomës së Laltë të Parlamentit britanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Shtëpisë së Lordëve, thuhet se qeveria do të duhet të marrë në konsideratë serioze njohjen e shtetit të Palestinës, veprim ky që do ti jepte një shtytje procesit të paqes në atë rajon si dhe të përkrah marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Raporti i publikuar të martën nga Komiteti për Marrëdhenie Ndërkombëtare, sugjeron se politikat e SHBA-ve, me president Trumpin, nuk janë konstruktive dhe paraqesin një sfidë për Britaninë e Madhe.

“Presidenti i SHBA-ve ka marrë qëndrime të cilat nuk janë konstruktive dhe mund të përshkallëzojnë konfliktin”, thuhet në raport

OPINIONE