”Budallenjtë i kemi pas kësaj fasade”, Lulzim Basha mesazh Edi Ramës për 1 prill

”Ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e një 1 prillit: Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë pranuar të mos trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh bërë njësh me krimin e organizuar!”, ky është mesazhi i sotëm i Lulzim Bashës për Edi Ramën dhe koalicionin PS-LSI

Ai ka shigjetuar edhe mediet e ”1 prillit”, duke sulmuar koorporatën e përfituesve. ”Sigurisht nuk e kemi për gazetarët dhe operatorët por ata të koorporatës, përfituesit e miliona eurove nga qeveria. Po qeveria nga i mori? Nga xhepi i shqiptarëve! Dhe sot le t’u themi mediave të 1 prillit se asgjë nuk ka ndryshuar, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë kusht të ri”, u shpreh Basha.

FJALA E BASHËS

”Pjesa tjetër e kësaj kontrate, e kësaj vlere ka të bëjë me postulatin e vetkuptueshëm se nëse ai që kërkon votën në bazë të kontratës dështon, nuk largohet populli po qeveria. Largimi me votë. Ju këto i dini fare mirë dhe brezi i ri shqiptar, pikërisht ky është problemi, sot më 1 prill dhe 4 vjet pas 1 prillit të koalicionit aktual në pushtet, Edi Rama e di fare mirë se me gjykim popullor, votë të lirë dhe të ndershme është i rënë dhe njëherë e mirë i larguar nga qeverisja. Ndaj shpresa e tij e vetme është ta ndalojë këtë gjykim popullor me votë.

Premtimet e kthyera në mashtrime janë vuajtja e përditshme e shqiptarëve këtu dhe në emigracion, ku më shumë se 250 mijë gjenden si rezultat i shkatërrimit të jetës.

Ju keni zgjedhur sot të diskutoni për një problem të mprehtë, që është pjesë e mashtrimit të koalicionit të 1 prillit, çmimin e hidrokarbureve.

Çmimi i rritur i gazit, naftës, i energjisë elektrike është një nga faktorët kryesorë të rritjes së varfërisë, nëpërmjet rritjes së kostos së jetesës.

Çmimi i naftës ka një ndikim të drejtëpërdrejtë. Çmimi i naftës është më i larti në rajon, ndërkohë që fuqia blerëse më e ulët në rajon. Kjo e shtyu për të premtuar për uljen e çmimit për fermerët…por ju e dini që Edi Rama nuk bëri asgjë. Sot thotë është çmimi i bursës, por kjo është një gënjeshtër shumë e trashë. A nuk është Edi Rama që e rriti dy herë akcizën e naftës, 120 lekë në fillim të vitit 2014, 120 lekë në fillim të 2015?

1 prillit në anglisht i thonë ”Fool’s Day”, që përkthehet Dita e Budallenjëve, pavarësisht se mekanizmi është i njëjtë, shpiken gënjeshtra dhe të paqena në kurrizin e tyre që i hanë dhe kjo, ndonëse nuk e kam analizuar përkthehet si dita e budallenjve.

Bashkëautorët jo vetëm kanë qeshur apo nënqeshur si dita e budallenjve, por kjo ka qenë dita që shqiptarët mund t’i mashtrosh dhe të bësh ç’të duash me ta.

Ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e një 1 prillit: Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë pranuar të mos trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh bërë njësh me krimin e organizuar!”

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne