Budistët ekstremistë sulmojnë ndihmat humanitare për myslimanët Rohingia

Qindra budistë ekstremistë në qytetin Sittve, në Mianmarin perëndimor, sulmuan të enjten dërgesat e ndihmës humanitare të Kryqit të Kuq.

Një grup budistësh u përpoqën me koktej Molotov t’i vinin zjarrin një anijeje që transportonte 50 tonë ndihma humanitare për myslimanët Rohingia. Një dëshmitar okular tha se ekstremistët mbanin shufra hekuri dhe druri dhe u përpoqën të hedhin koktej Molotov për të ndaluar dërgesën. Policia e Mianmarit qëlloi të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë turmën, dhe arrestoi tetë prej tyre. Vala e re e dhunës kundër pakicës myslimane në Mianmar, e filluar më 25 gusht me sulmin e Ushtrisë së Mianmarit, ka shkaktuar reagime globale. OKB-ja bëri thirrje për ndëshkimin e ushtrisë së Mianmarit që akuzohet për gjenocid kundër myslimanëve Rohingia. Në konflikt, 4000 myslimanë janë vrarë brutalisht dhe 420,000 të tjerë kanë ikur në Bangladeshin fqinj. Megjithatë, udhëheqësja de facto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, pretendoi se qeveria e saj po përpiqet të mbrojë të gjithë njerëzit në rajonin e myslimanëve Rakhine. Qeveria e Mianmarit jo vetëm që nuk e njeh minoritetin mysliman si qytetarë të Mianmarit, por gjithashtu i quan emigrantë ilegalë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne