Bujar Nishani: U gris Kushtetuta, kush mendon se tremb me burg bëhet qesharak!

Ish presidenti Bujar Nishani e konsideroi “grisje” Kushtetutës zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku me votat e socialistëve në parlament.
“Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo ! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë ! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri” shkruan Nishani në rrjetet sociale.
Sipas ish presidentit, kërcënimet që i bëhen politikanëve për burg janë qesharake.
“Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër ! Nuk ka burg që e mbyll atë”thotë Nishani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne