Bundestagu jep pëlqimin për largimin e forcave nga Turqia

Bundestagu gjerman ka votuar për miratimin e vendimit të qeverisë gjermane për transferimin e trupave të saj ushtarake nga baza ajrore turke Inxherlik në drejtim të Jordanisë, pas tensioneve me Ankaranë.

Nga 569 ligjvënës në Bundestag, 461 prej tyre votuan pro transferimit të mërkurën. Baza transferohet në pranë Al-Azrak, Jordani dhe do t’i sjellë vendit pritës edhe investime miliona euro. Aleanca në pushtet CDU / CSU mbështeti plotësisht mocionin, ndërsa votimi u mbështet gjithashtu pjesërisht nga Partia e Majtë dhe të Gjelbrit. Vendimi për të dalë nga baza ajrore Inxherlik erdhi pas refuzimit nga autoritetet turke për të lejuar anëtarët e Bundestagut të vizitonin bazën. Vendimi i qeverisë turke erdhi me pretendimin se Berlini nuk ka ekstraduar disa oficerë turq të akuzuar si të pa përfshirë në grusht shteti të dështuar korrikun e vitit të kaluar. “Bundeswehri (ushtria gjermane) është një ushtri parlamentare, e cila është subjekt i kontrollit të Bundestagut. Për të kryer në mënyrë efektive detyrat e saj kushtetuese, duhet të jetë e mundur që deputetët të vizitojnë trupat ku ata janë të vendosur. Të drejtat e vizitave nuk janë të negociueshme për ne”, thuhet në deklaratën e lexuar. Gjatë javëve të ardhshme, rreth 260 trupa gjermane, si dhe disa aeroplanë Tornado dhe avionë cisternë të stacionuar në Inxherlik do të bëjnë rrugën e tyre drejt Jordanisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne