Lufti Bilalli
Gazetari amerikan Tucker Carlson ka pohuar se Gjermania ka probleme me konsolidimin e ushtrisë së saj sepse numri në rritje i regrutëve muslimane do ishte rrezik për Gjermanin. Kancelari Friedrich Merz e pranoi këtë privatisht, pohoi Carlson në transmetimin e tij të shtunën, ku , sipas Carlson, Gjermania nuk është e gatshme t’u ofrojë armë qindra mijëra burrave muslimanë për shkak të shqetësimeve rreth pasojave të mundshme. Ndërsa Merz mbështet zgjerimin e Bundeswehr-it (Forcave të Armatosura Gjermane), ai nuk e ka trajtuar konkretisht çështjen e muslimanëve që shërbejnë në ushtri. Megjithatë, ai ka bërë deklarata kontraverse në lidhje me migrimin dhe muslimanët. Është vlerësuar se midis 3,000 dhe 4,000 muslimanë shërbejnë aktualisht në Bundeswehr.
P/s:Vlen të theksohet se kuota e lindjeve të fëmijëve nga familjet muslimane është shumë më e lart se e atyre gjermane. Në anën tjeter do theksuar se Bundeswehri gjerman ka inicuar një projekt pėr angazhim te Imamëve musliman, ku fillimisht do të jetë një projekt pilot, i planifikuar të fillonte në fillim të vitit 2026. Teologet ( imamet) e parë muslimanë për Forcat e Armatosura Gjermane do të rekrutohen përmes një ankandi publik dhe do të punojnë sipas një marrëveshjeje shërbimi. Shërbimet e tyre fillimisht do të ofrohen sipas nevojës./fb

















