Burg gazetarit malazez që po investigonte trafikun e armëve

Një gjykatë në Malin e Zi e ka dënuar me një vit e gjysëm burg gazetarin hulumtues, Jovo Martinoviç, përmes një procesi gjyqësor, të cilin, organizatat ndërkombëtare të mediave e kanë dënuar duke e quajtur si “padrejtësi të tmerrshme” dhe “prapakthim shqetësues” për lirinë e mediave në vend.

Gjykata në Podgoricë e dënoi Jovo Martinovicin më 15 janar nën akuzat për trafikim droge dhe lidhje kriminale. Martinovic, i cili rregullisht ka raportuar për krimin vendor dhe ndërkombëtar, i kundërshtoi akuzat duke thënë se ato paraqesin hakmarrje për raportimet e tij.

Në Paris, organizata “Reporterët pa Kufij” tha se vendimi është shqetësues dhe pengesë “për një vend që thotë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” ndërkaq Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, e quajti burgimin e Martinovicit si një “padrejtësi të tmerrshme që do të ketë efekte të frikshme në lirinë e shtypit në Malin e Zi”.

Martinovici ishte duke hulumtuar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.

Gazetari ka mohuar akuzat kundër tij dhe ka thënë se kontaktet e tij me qarqet kriminale ishin strikte profesionale në kontekstin e raportimit të tij. “Jam dënuar pasi jam gazetar”, tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës, duke shtuar se ai do të apelojë ndaj aktgjykimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne