Bota Kuriozitete

Video/Natasha Demkina, rusja që skanon me sy trupin e njeriut njëlloj si aparaturat me rreze X

Rusja Natasha Demkina, ka një dhunti të rrallë. Ajo është e aftë të shohë brenda trupit të njerëzve, njëlloj si një skaner me rreze X. Historia e saj e çuditshme nisi në moshën 10-vjeçare, në vitin 1987. Ajo u shtrua në spital për heqjen e apandesitit. Një muaj më pas, nisi të tregonte se mund të shihte brenda trupit të njerëzve. Mjekët rusë nuk e besuan këtë histori.

Por kur lajmi bëri bujë, një media vendase mbuloi udhëtimin e vajzës për një diagnostikim në Angli. Aty Natasha identifikoi me saktësi frakturat që një grua kishte pësuar gjatë një aksidenti automobilistik, edhe pse kjo e fundit ishte e veshur. Nga ai moment, ajo u shndërrua në një prej personazheve më të njohura në Rusi. Më vonë, ajo ndoqi studimet dhe u diplomua për mjekësi.

Gjatë kohës së studimeve, skanonte në shtëpinë e saj dhjetëra njerëz, në këmbim në një pagese prej 13 dollarësh, për të mbuluar shpenzimet si studente. Natasha i është nënshtruar vazhdimisht eksperimenteve të shumta shkencore. Por askush nuk ka mundur të shpjegojë shkaqet e kësaj dhuntie të pazakontë.

 

OPINIONE