Kotzias i shqetësuar: Shqipëria dhe Maqedonia po na rrethojnë si gaforre nga lindja dhe veriu

Në Parlamentin grek vijojnë debatet maratonë, ku i paraprin në mesnatë votëbesimit të kërkuar nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, për qeverinë e tij pas daljes nga koalicioni i partisë ‘Grekët të pavarur’. Një temë e ndjeshme ishte edhe ajo për Shqipërinë.

Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, duke folur për marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë, dha alarmin për rritjen e ndikimit turk në rajon.

“A e dini se nga çfarë rrezikohet veriu i Greqisë? Rrezikohet nga shndërrimi i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe i Shqipërisë, në kthetrat e gaforres që përpiqet të na rrethojnë nga lindja dhe nga veriu. Të mos lejojmë Turqinë më tej në këtë rajon.

Por ju nuk jeni të interesuar për këtë? Doni që Turqia të ketë influencë më të madhe?”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne