Burg për “viktimën” e Parisit, pretendoi se ishte “prekur” nga terrorizmi

Një grua në Paris kishte deklaruar se kishte qenë ndër viktimë e sulmit në kryeqytetin francez në vitin 2015. Për rrjedhojë, asaj i janë dhënë 20 mijë euro nga fondi i ndihmës ndaj personave që “ceken” prej terrorizmit.Mirëpo, pas një investigimi të autoriteteve në Francë, ka rezultuar se gjithçka që francezja ka deklaruar janë të rreme. Alexandra Damien, 33 vjeçe ka marrë një dënim me burg për akuzat e mashtrimit dhe dëshmisë së rreme. Gjithsesi, dënimi final ka qenë 18 muaj me kusht. Damien kërkoi falje që kishte gënjyer. Agresorët dhe kamikazët në vitin 2015 kishin kryer sulm terrorist në Paris të Francës dhe për rrjedhojë kanë vrarë mbi 150 vetë. Sulmet, të pretenduara se janë marrë përsipër nga ISIS, kanë përfshirë më së shumti salla të koncerteve, por edhe restorante në qendër të kryeqytetit të Francës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne