Mediat angleze shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier (Foto/Video)

Autoriteteve shqiptare u është bërë thirrje të ndërmarrin veprime kundër kopshtit zoologjik në Fier, pas publikimit të disa fotografive të reja ku shihen kushtet e mjerueshme në këtë kopsht zoologjik.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull kopshtit zoologjik në Fier të cilin e kanë quajtur “kopshti zoologjik nga ferri”, ku një luan i fotografuar shihet me sy të lënduar, infeksion dhe dukej se është kequshqyer.

Kafshët tjera si zebra dhe ujku e dreri ishin mbyllur në kafaze të betonit në kushte të mjerueshme. Imazhet janë shkrepur nga një fotograf anonim i vendosur për ta nxjerr në pah të vërtetën.

Sipas autorit të fotove kafazet ishin të papastër të mbuluar me jashtëqitjen e kafshëve, ku mungonte uji i freskët dhe kushtet tjera elementare. Sipas veterinerëve që kishin vizituar kafshët në këtë kopsht zoologjik, kanë pranuar se “kushtet e vështira po ua vështirësojnë jetën kafshëve”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9WKZ92lDICw?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne