Burrel, i vihet tritol shtëpisë së punonjësit të SHISH, Alfred Karaj

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel. Mësohet se i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lagjen Partizani në qytet. Ende nuk dihet nëse shpërthimi është bërë për arsye të punës së të riut.

Mësohet se Alfred Karaj dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ka shpërthyer tritoli.

Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i së cilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne