Bushati: Edi Rama është një hajdut, që po vjedh si në vitin 2000 kur drejtonte bashkinë

Prokuroria është e kapur dhe bën çfarë do Edi Rama. Ky është opinioni i analistit Andi Bushati. I pyetur në emisionin të paekspozuarit për skandalin e kompanisë Danuwel Haberman për tenderin e unazës së re, Bushati u shpreh :

“Unë mendoj që kjo është prova e asaj që kemi thënë prej tre muajësh, që kur doli një tendër 40 milion euro këtu të gjithë e kanë thënë po na vjedhin , nga mënyra si u bë tenderi si u përgjysmua loti etj etj.
Këtu prokuroria është e kapur bën cfarë I thot Edi Rama . Ka shqiptarë që të mendoj që Edi Rama shpërndan 30 milion euro pa garë, pa e ditur se kush është njeriu që I merr këto lekë .

Pyetja që vjen pas kësaj është ,pse gënjen, gënjen se është I përfshirë dhe I ka duart e zhytura në këtë aferë”, tha Bushati .

Analisti e quan një “ditëzi, një hajdut të pazot që po vjedh si në vitin 2000 kur ishte kryetar bashkie.

“Ky ditë zi është një hajdut I pazot, ku po vjedh si në vitin 2000 kur drejtonte bashkinë e Tiranës, që të merrte lekët, dhe pastaj të linte të ndërtonte, ky nuk ka as talent për të vjedhur kjo është tragjike .Unë mendoj se nuk është ologarku që drejton politikanin,por politikani që drejton oligarkun ne jetojmë në një sistem Erdoganist “.u shpreh Bushati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne