Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë në zonat veriore dhe verilindore janë rikthyer edhe reshjet e dëborës.
Mësohet se këtë të premte Kukësi është zgjuar i mbuluar nga dëbora, trashësia e së cilës në zonat rurale arrin deri në 8 cm.
Gjithashtu reshje dëbore ka pasur edhe në Rrugën e Kombit, por deri më tani qarkullimi kryhet pa probleme.