Bushati vë bast: Zgjedhjet i fiton sërish Edi Rama! Ambasadorja amerikane flet si mafioze

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open”, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i fitojë sërish Edi Rama, duke përdorur elementë krìminalë.

Rri pa merak, zgjedhjet në qershor, apo korrik i fiton Edi Rama, me kullat dhe bānditët”, tha Bushati.

Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në reformën zgjedhore dhe në jetën politike në vend, Bushati tha se opozita shqiptare është e kompleksuar dhe nuk e pranon publikisht që ambasada e SHBA-së mbështet Edi Ramën.

Opozita ka kompleks t’u thotë shqiptarëve që ambasada amerikane është 100% me Edi Ramën. Më bëjnë përshtypje, deklaratat e ambasadores Yuri Kim, gjuha me një kod mafìoz. Ka dalë dy herë për të komunikuar me publikun, të japin live të gjithë televizionet, ti duhet të thuash, jemi për këtë, kemi arritur deri këtu, na ka ngelur pa arritur vetëm kjo. Por të flasësh dhe të thuash, është dikush që ka shtuar kushte, por e lë me nënkuptim për ta përdorur mediat e Ramës, kur nuk thua problemin por i çon mesazh me kërcēnīm Bashës, cfarë quhet një marrëveshje e mirë, kur nga të dy palët njëra nuk e pranon?
Marrëveshjen duhet ta bëjnë dy palë. Zoti Luli hajde për veshi, vendos firmën po thonë. 

Domethënë, thelbi i kësaj, Rama me mbështetjen e ambasadorëve do ta bëjë si të dojë reformën. Çorba që do gatuajnë, a do ju garantojë që nuk do të vidhen votat?”, u shpreh Bushati./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne