Palestina: Plani për pushtimin e Bregut Perëndimor, do të shkaktojë dhunë të paparë

Autoriteti Autonom i Palestinës ka deklaruar se zbatimi i planit të regjimit sionist për pushtimin e më shumë territoreve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan do të shkaktojë një dhunë të paparë në rajon.

Mahmud Al-Hebash, këshilltari i Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës, deklaroi: “Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, po e çon rajonin në drejtim të një lufte dhe shpërthimi të dhunës së re dhe në rast të zbatimit të planit për Bregun Perëndimor, çdo palestinez mund të bëhet autor i një shpërthimi”.

Mahmud Al-Hebash tha se Beniamin Netanjahu do të jetë përgjegjës për pasojat e zbatimit të këtij plani pushtues dhe shtoi: “Tel Avivi ose do ta pranojë krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në bazë të kufijve 1967 ose duhet të përballet me shtimin e tensioneve konfliktit”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne