Bylykbashi kundër propozimit për reduktimin e numrit të deputetëve: Do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kundërshton idenë e Kryeministrit Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin.

Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i deputetëve, është që pothuajse zhduken partitë e vogla, do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit. Për rrjedhojë, autokratizmi është shumë i mundshëm“, tha Bylykbashi. I mandatuar për të bashkëdrejtuar komisionin e reformës elektorale, Bylykbashi këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rikthimin e koalicionit me listë të përbërë.

“Ky sistem zgjedhor është toksik. Dëmin ia shkakton pluralizmit politik. Fakti që ky sistem, duhet të ikë, sigurisht e bën çështje prioritare sa na takon ne, dhe në çdo rast ne do vazhdojmë të ngulim këmbë, dhe rikthimin e koalicionit siç ka qenë dikur“, tha Bylykbashi. Ndonëse janë ulur në tryezë me socialistët, demokratët nuk fshehin skepticizmin se me Edi Ramën kryeministër vështirë të arrihet një reformë zgjedhore konsensuale, si ajo e vitit 2012.“Nëse këto dy parakushte të mëdha, pra fryma e funksionimit të Parlamentit, e cila mund të përkeqësohet për shkak të skandaleve të mëdha korruptive, dhe së dyti, Rama nuk i qëndron marrëveshjeve për një kod të mirë, dëmton pritshmëritë për një reformë konsensuale”, tha ai./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne