Bylykbashi: Qeveria e Ramës ikën pas 40 ditësh…

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi me anë të një statusi në “Facebook” është shprehur se dhe 40 ditë na ndajnë nga largimi i kësaj qeverie. Sipas tij pas datës 19 Maj qeveria e Edi Ramës nuk ka mundësi që të miratojë ligje në Parlament.

Statusi i plotë

Teknikisht i mbaruar!

Me 19 maj, maksimumi, ky parlament shperndahet. Keshtu thote ligji. Sado te ngrefoset se dikur paska patur 1 milion vota, me pak fjale, shume shpejt qeveria e Edi Rames teknikisht kthehet ne qeveri “teknike”, por jo e besueshme. Qe pas asaj date, qeveria e Edi Rames nuk miraton dot me ligje ne parlament, por vetem mbledh taksa dhe duhet te paguaje per spitalet, shkollat, policine, ushtrine, rrogat, pensionet. Ne fakt vetem do vjedhe si deri me sot taksat, ilace nuk do kete, policia do vazhdoje te jete pale me drogen, pagat do mbeten po ato ndersa shkollat se shpejti mbyllen. Dhe ajo qe eshte me e sigurta, do te vjedhe votat qe te vazhdoje edhe 4 vjet. Me mire nje qeveri teknike qe e besojne shqiptaret dhe qe organizon zgjedhje te lira e te ndershme sesa nje qeveri e tille “teknike” si kjo e Rames qe nuk i duhet as dreqit, e jo me shqiptareve!

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne