Byroja kombëtare e hetimit dhe policia mësyjnë në bashkinë e Elbasanit, sekuestrohet telefoni i nënkryetares

Byroja kombëtare e hetimit në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë mësyrë në bashkinë e Elbasanit nga ku kanë sekuestruar disa dosje dhe gjashtë telefona celular, dy kompjutera.

Një nga zyrtarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni është nënkryetarja e bashkisë së Elbasanit.

Paraprakisht mësohet se ështe dhënë edhe fletë arresti e cila pritet të ekzekutohet nesër. Ende mbeten të paqarta detajet e akuzës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne