Caktohet data e valës së re të zgjerimit të BE

Bashkimi Evropian është duke përgatitur premtimin që 2025-ta të jetë afati i fundit kohor i valës tjetër të zgjerimit, që nënkupton pranimin e disa shteteve.

Por që mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme në Ballkan thuhet se mund t’i mbajnë gjërat pezull, shkruan Euobserver. “Partnerët e Ballkanit Perëndimor tash e kanë një dritare historike si mundësi. Për herë të parë, perspektiva e tyre e pranimit ka rastin më të mirë të kornizës kohore”, do të thuhet nga komisioni në një letërstrategji e cila do të miratohet më 7 ose 14 shkurt. “Me një vullnet të fort politik, shpërndarja e reformave reale dhe zgjidhja e qëndrueshme e mosmarrëveshjeve mes fqinjësh, Mali i Zi dhe Serbia do të duhej të ishin gati për anëtarësim më 2025”, do të thuhet në tekst, sipas draftit që është zbuluar nga EUobsever. Aty synohet që Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova do të duhet të përparojnë në rrugën e tyre evropiane apo sipas disa fjalëve në kllapa, që negociatat mes tyre duhet të përparojnë. Ky shënim shënon ndryshim në tone, sa i përket kësaj çështjeje, pasi që kryetarit i komisionit, Jean-Claude Juncker kishte thënë në vitin 2014 që nuk do të ketë zgjerim të BE-së në të ardhmen e afërt. Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur bisedimet për pranim deri tash. Shqipëria dhe Maqedonia janë duke shpresuar që këtë ta bëjnë më 2018, nëse maqedonasit arrijnë që të zgjidhin çështjen e emrit me Greqinë. Bosnja është duke pritur që të marrë statusin e ‘kandidatit, përderisa Kosova është duke shqyrtuar që formalisht të aplikojë për kandidat. Letra e komisionit ngre shqetësimin se mosmarrëveshjet lokale mund ta mbajnë pezull atë që quhet afat “Ambicioz”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne