Bota

Turqia reagon ndaj SHBA-së për ‘mbështetje terroriste’

Ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është reaguar me rrugë diplomatike për shkak të trajnimit ushtarak që Uashingtoni vazhdoj ti bëjë PYD-së, derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Të Ngarkuarit me Punë të ShBA-së në Ankara, Philip Kosnett, i cili të mërkurën u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, iu përcoll shqetësimi që ndjen Turqia për mbështetjen ushtarake, përfshi edhe trajnimin me armë, që Administrata e Uashingtonit i jep të ashtuquajturës strukturë dhe të përkufizuar nga organizata terroriste si “Ushtria e Veriut”.

Raportohet se 70% e kësaj të ashtuquajture forcë ushtarake dhe që stërvitet nga Forcat Speciale amerikane, do të formohet nga terroristët pjesëtarë të PYD/PKK.

Administrata e Uashingtonit kishte deklaruar më herët se mbështetja ndaj organizatës separatiste terroriste PYD/PKK do të vazhdojë megjithëse organizata terroriste DAESH është mposhtur në masë të madhe në operacionet për çlirimin e provincave lindore të Sirisë, Raka dhe Deyr’uz Zor.

Kurse komandanti i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), gjenerali Joseph Votel në 22 dhjetor kishte thënë se në Siri do të krijonin njësi për mbrojtjen e kufirit me qëllim parandalimin e rigjallërimit të DAESH-it.

Ka përfunduar trajnimi i 400 terroristëve nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Agjencia Qendrore e Zbulimit Amerikan (CIA) dhe strukturat e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK në Malin Kandil./ trt

OPINIONE