Shqiperia

Caktohet ora dhe data për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit

Pasi ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, konferenca e kryetarëve e mbledhur menjëherë pas seancës plenare, ka vendosur kur do të mbahet seanca e radhës për raundin e dytë.

Dita e nesërme në orën 15:00, është caktuar për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit.

Kushtetuta e vendit parashikon që zgjedhja e presidentit të mbahet në 5 raunde, ku në raundet 4 dhe 5  presidenti zgjidhet me 71 vota, dhe në rast se presidenti nuk zgjidhet në 5 raunde parlamenti shëprndahet.

OPINIONE